Televizionet kabllore pushtojnë Kosovën
Rrjeti i televizionit kabllovik ka pushtuar pjesën e urbanizuar të Kosovës duke bërë që qindra- mijëra familje të heqin dorë nga përdorimi i antenave satelitore të cilat janë të përhapura kudo në Kosovë si pasojë e territ informative që mbizotëroi në vend gjatë dekadës së kaluar. Kompanitë më të njohura që ofrojnë shërbime televizive kabllovike në Prishtinë thonë se pas marrjes së licencave për operim nga Komisioni I Pavarur për Media gjatë muajit të kaluar, synimi i tyre është që ta zgjerojnë këtë rrjet. Zëdhënësi i komapnisë, IPKO, Astrit Gashi thotë se kjo kompani aktualisht zë mbi 60 % të tregut kabllovik kosovar.“Ne kemi mbi 60 % të tregut të internetit dhe televizionit kabllovik në Kosovë. Mometalisht IPKO i ka të mbuluara me internet të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës dhe pjesën me të madhe të qytezave të Kosovës si dhe jemi duke vazhduar shtrirjen për të mbuluar me rrjet territorin e Kosovës në tërësi”, tha zëdhënësi Astrit Gashi.
Menaxheri i kompanisë Kujtesa nga Prishtina, Arbër Arifi thotë që synimi i kësaj kompanie është që deri në vitin e ardhshëm të depërtojë në rreth 250 mijë familje kosovare, hap që do t’u ofronte shërbime kabllovike rreth 1 milion banorëve të Kosovës.
“Tendencë e jona gjatë vitit 2009 është që të mbulohet me rrjet e tërë pjesa e urbanizuar e Kosovës, të gjitha qytetet dhe numri i mbulueshmërisë së porteve nmë Kosovë të jetë përafërsisht 250 mijë familje”, thotë Arbër Arifi.

Shum mir që rrjeti kabllovik e ka pushtuar Kosovën, por ka vërejtje të shumta sa i përket cilësisë, në rrjetin e Ipkos sepse shum shpesh ka ndërprerje të kanaleve, kurse sapo një minut të kalon parapagimi ndërprehet emitimi, kjo nuk është në rregull.