Pas 400 vjetësh: 100 gazeta me të njëjtin emër
Për shekuj qytetërimi ka përdorur median e shkruar për të shpërndarë lajmet dhe informacionin masave. “Acta Diurna”, romake, rreth vitit 59 para Krishtit, është “gazeta” më e vjetër e njohur deri më tani. Julius Caesar (Cezar) dëshironte të informonte publikun rreth ngjarjeve të rëndësishme sociale e politike dhe urdhëroi që ngjarjet të afishoheshin në qytetet kryesore. E shkruar në stenda të bardha dhe e vendosur në vende publike, “Acta” i informonte qytetarët rreth skandaleve qeveritare, fushatave ushtarake, gjyqeve dhe ekzekutimeve. Në shekullin e 8 gazeta doli për herë të parë si buletin i shkruar me dorë në Pekin.
Shtypi i shkruar, i zbuluar nga Johann Gutenberg në 1447-ën, shpalosi epokën e gazetës moderne. Makina e Gutenberg lehtësoi shkëmbimin e lirë të ideve dhe përhapjes së njohurive, tema që do të karakterizonin Rilindjen Evropiane. Gjatë kësaj epoke, buletini informativ furnizonte klasën e tregtarëve me lajme rreth tregut dhe tregtisë. Dorëshkrimi i buletinit informativ kishte nisur të qarkullonte në qytetet gjermane nga fundi i shekullit 15. Këto pamflete ishin shpesh shumë sensacionale; një/// raportonte për abuzimin ndaj gjermanëve në Transilvani, që vuanin nga princi Drakula, i njohur si Konti Drakula. Në 1556-ën, qeveria veneciane publikoi “Notizie scritte”, “Gazetta”, për të cilën lexuesit paguanin pak qindarka.
Në gjysmën e parë të shekullit 17, gazetat filluan të dilnin si publikime të rregullta dhe të shpeshta. Gazetat e para moderne ishin produkte të vendeve të Evropës Perëndimore, si Gjermania (me “Relation” në 1605-ën), Franca (”Gazette” në 1631-in), Belgjika (”Nieuwe Tijdingen” në 1616-ën) dhe Anglia (”London Gazette”, në 1665-ën, që ende publikohet si gazetë gjykate). Këto periodike përmbanin kryesisht artikuj dhe lajme nga Evropa e me raste përfshinin edhe informacione nga Amerika ose Azia. Ato rrallë mbulonin ngjarje të brendshme; kështu, shtypi britanik raportonte për gabimet e ushtrisë franceze, ndërsa ai francez për skandalet e fundit të Mbretërisë Britanike.
Përmbajtja e gazetës filloi t‘u drejtohej më shumë çështjeve të brendshme në gjysmën e dytë të shekullit 17. Më tej, censura u përhap gjerësisht dhe gazetat rrallë lejoheshin të diskutonin ngjarje, që mund të nxitnin qytetarët të kundërshtonin. Titujt e gazetës njoftonin prerjen e kokës së Karlit I (Charlit I) në fund të luftës civile në Angli, megjithëse Oliver Cromwell u përpoq t‘i jepte fund të gjithë buletineve të lajmeve (newsbooks) në prag të ekzekutimit. Në 1766-ën, Suedia ishte vendi i parë që miratoi një ligj për mbrojtjen e lirisë së shtypit.
Shpikja e telegrafit në 1844-ën e transformoi median e shkruar. Tani informacioni mund të transferohej brenda minutës, duke mundësuar në kohë raportin e përshtatshëm. Gazetat u përhapën në shumicën e shoqërive moderne të botës. Gazeta e parë e përditshme japoneze, “Yokohama Mainichi Shimbun”, doli në 1870-ën (megjithëse të shtypurit me makinë lëvizëse ishte prezantuar në Japoni në fund të shekullit të 16).
Nga mesi i shekullit të 19, gazetat u bënë mjeti i parë i përhapjes dhe i marrjes së informacionit. Mes 1890-ës dhe 1920-ës, periudhë e njohur si “mosha e artë” e medias së shkruar, baronët e medias si William Randolph Hearst, Joseph Pulitzer dhe Lord Northcliffe ngritën perandori të mëdha mediatike. Këta burra kishin një ndikim të pamasë në industrinë e medias dhe morën famë për mënyrat me të cilat ata përdorën fuqinë e tyre.
Gazetat luajtën gjithashtu rol si propaganduese të ideologjisë revolucionare. “Iskra” (”Shkëndija”) e publikuar nga Lenini në 1900-ën, është një shembull në këtë drejtim. Më 21 qershor 1925, “Thanh Nien” bëri debutimin e saj në Vietnam, duke i paraqitur marksizmin vendit dhe strategjinë politike të revolucionit.
Transmetimi me radio eksploroi skenën e medias në 1920-ën. Gazetat u detyruan të rivlerësonin rolin e tyre si furnizuesit e parë me informacion të shoqërisë. Ashtu si teknologjitë e reja të medias, sot për përpunimin me kosto të ulët, burimi i ri i medias alternative, ai i radios, u duk sikur do të përmbyste industrinë e gazetave. Për t‘iu përgjigjur kësaj konkurrence të re, editorialistët risajuan formate të reja të gazetave dhe zgjeruan përmbajtjen, duke tërhequr me thellësinë e kronikave dhe sferës së mbulimit.
Por shpejt pa dritën një medium i ri e më i fuqishëm: televizioni. Mes viteve 1940 dhe 1990, qarkullimi i gazetave në Amerikë ra nga një gazetë për dy të rritur, në një për tre. Me gjithë këtë të tatëpjetë të fortë, prania e gjithanshme e televizionit nuk e nxori nga loja gazetën. Disa gazeta, si “USA Today”, iu përgjigjën përparimit teknologjik, duke përdorur ngjyrën dhe karakteristikat e zakonshme të kronikave të televizionit “shkurt, shpejt dhe argument”.
Revolucioni teknologjik sot po krijon sfida të reja dhe jep mundësi për median tradicionale. Kurrë më parë informacioni nuk ka qenë kaq pranë njeriut. Nga fundi i vitit 1990, vetëm 700 kishin web sites; sot janë me mijëra.
Shpesh bëhen anketime me kryeredaktorë apo studiues të shtypit për rolin e gazetave në shoqërinë e sotme; ç‘pjesë zë media në tërësi dhe si rivalizon me format e tjera të shtypit, dorëzohet lehtë para joshjes për t‘u bërë më populiste; si bën për rritjen e lexuesve dhe përhapjen e ndikimit të saj?
Sasia dhe shpejtësia e informacionit në internet është e pakrahasueshme, por, nga ana tjetër, nuk ka sinjale për fundin e gazetave. Ato mbeten mediumi popullor dhe i fuqishëm për raportimin e analizën e ngjarjeve të jetës sonë. Shoqata Botërore e Gazetave vlerëson se një miliard njerëz në botë lexojnë një gazetë çdo ditë.
Saktësinë e këtij vëzhgimi e provon fakti se 100 nga gazetat që publikohen sot në tregun mediatik mbajnë ende emërtimet me të cilat ato u prezantuan ditën e parë të daljes së tyre. Dhe kjo, edhe me emrin e katërqind viteve më parë.
Gazetat e vjetra që janë ende në qarkullim
Post och Inrikes Tidningar (Suedi) 1645
Haarlems Dagblad (Holandë) 1656
La Gazzetta di Mantova (Itali) 1664
The London Gazette (Britani e Madhe) 1665
Wiener Zeitung (Austri) 1703
Hildesheimer Allgemeiner Zeitung (Gjermani) 1705
Worcester Journal (Britani e Madhe) 1709
The Newcastle Journal (Britani e Madhe) 1711
The Stamford Mercury (Britani e Madhe) 1712
The Northampton Mercury (Britani e Madhe) 1720
Hanauer Anzeiger (Gjermani) 1725
The Belfast News-Letter (Irlanda e Veriut) 1737
Feuille d‘Avis de Neuchâtel (Zvicër) 1738
Darmstaedter Tageblatt (Gjermani) 1740
Press & Journal (Britani e Madhe) 1747
Berlingske Tidende (Danimarkë) 1749
Giessener Anzeiger (Gjermani) 1750
Leeuwarder Courant (Holandë) 1752
The Yorkshire Post (Britani e Madhe) 1754
La Gazzetta di Parma (Itali) 1755
Provinciale Zeeuwse Courant (Holandë) 1758
Norrköpings Tidningar (Suedi) 1758
Saarbrücker Zeitung (Gjermani) 1761
Schaumburger Zeitung (Gjermani) 1761
24 heures/Feuille d‘Avis de Lausanne (Zvicër) 1762
Hersfelder Zeitung (Gjermani) 1763
Quebec Chronicle Telegraph (Kanada) 1764
The Hartford Courant (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1764
Lippische Landeszeitung (Gjermani) 1766
Aalborg Stiftstidende (Danimarkë) 1767
Adresseavisen (Norvegji) 1767
Feuille d‘Yverdon (Zvicër) 1773
The Gazette (Kanada) 1778
Neue Zürcher Zeitung (Zvicër) 1780
Golarsche Zeitung (Gjermani) 1783
Northampton Daily Hampshire Gazette (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1786
The Times of London (Britani e Madhe) 1788
The Berkshire Eagle (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1789
Zwolse Courant (Holandë) 1790
The Observer (Britani e Madhe) 1791
Tauber-Zeitung (Germany) 1791
Jeversche Wochenblatt (Gjermani) 1791
Norwich Bulletin (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1791
Greenfield Recorder (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1792
Rutland Herald (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1794
Thurgauer Zeitung (Zvicër) 1798
Gazette de Lausanne (Zvicër) 1798
Keene Sentinel (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1799
Nijmeegs Dagblad (Holandë) 1800
Bote vom Unter-Main (Gjermani) 1803
The Bedford Gazette (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1805
Schleswig-Holst. Landeszeitung (Gjermani) 1807
Concord Monitor (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1808
Solinger Tageblatt (Gjermani) 1809
New Haven Register (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1812
Mobile Register (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1813
Arnhemse Courant (Holandë) 1814
Le Journal de la Corse (Francë) 1815
Cellesche Zeitung (Gjermani) 1817
Ludwigsburger Kreiszeitung (Gjermani) 1818
Westfälischer Anzeiger (Gjermani) 1822
The Bombay Samachar (Indi) 1822
Abo Underrättelser (Finlandë) 1824
Cannstatter Zeitung (Gjermani) 1824
Union-News & Sunday Republican (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1824
Kennebec Journal (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1825
El Peruano (Peru) 1825
Le Figaro (Francë) 1826
El Mercurio de ValparaÃso (Kili) 1827
Stamford Advocate (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1829
Providence Journal (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1829
Aftonbladet (Suedi) 1830
Sydney Morning Herald (Australi) 1831
The Gleaner (Xhamaika) 1834
Kalamazoo Gazette (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1837
The Tuam Herald (Irlandë) 1837
The Times-Picayune (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1839
Sidney Morning Herald (Australi) 1840
The Geelong Advertiser (Australi) 1840
The (Tasmania) Examiner (Australi) 1842
The Plain Dealer (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1845
Straits Times (Singapor) 1845
The Herald (Afrikë e Jugut) 1845
The Witness (Afrikë e Jugut) 1846
The Age (Australi) 1854
The Daily Telegraph (Britani e Madhe) 1855
The Sacremento Bee (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1857
Atuagagdliutit (Groendlandë) 1861
The Northern Scot (Skoci) 1870
The Daily Californian (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1871
The Salt Lake Tribune (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1871
The Mainichi Shimbun (Japoni) 1872
The Bay City Times (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1873
Diario de Noticias - Madeira (Portugali) 1876
Cape Times (Afrikë e Jugut) 1876
Dagens Nyheter (Suedi) 1878
Asahi Shimbun (Japoni) 1879
The Ohio State Lantern (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1881
The Financial Times (Britani e Madhe) 1888
The Alpine Avalanche (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) 1891
(Botuar ne Shqip, 20/10/2006)


Komento shkrimin