Në mbrojtje të lirisë së shtypit

Robert Menard, një nga themeluesit e kësaj organizate, duke krahasuar gjendjen e lirisë së mediave sot me dy dekada më parë, thotë: “Do të thosha se ka më shumë liri shtypi sot se në vitin 1985. Atëbotë, regjimi komunist sundonte në gjysmën e Evropës. Në atë periudhë kishim shumë diktatura ushtarake në Amerikën Latine dhe shumë më tepër regjime autoritare në Afrikë. Në vija të përgjithshme liria e shtypit ka njohur përmirësime”, thotë Menard.
Megjithatë, ai shton se mediat sot përballen me rreziqe të reja, të ndryshme nga ato të 20 vjetëve të shkuara, kur edhe filloi aktivitetin “Reporterët pa Kufij”.
“Sot ka më pak qeveri që sulmojnë lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut. Por, sulmet kundër lirisë së mediave tani bëhen më shumë nga mafia, politikanët e korruptuar, fundamentalistët e besimeve të ndryshme dhe lëvizjet separatiste, që janë të gatshme të vrasin ata që kanë pikëpamje të ndryshme. Mund të themi se kemi më shumë liri të shtypit, por në të njëjtën kohë ka edhe më shumë dhunë kundër mediave. Vetëm vitin e kaluar u vranë 87 gazetarë. Kjo shifër është shumë më e lartë se 20 vjetët e shkuar”, thotë Menard.
Ndryshimet në skenën politike dhe sociale kanë bërë që dhe vetë qëllimet e “Reporterëve pa Kufij” të evoluojnë.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit, situata sot paraqitet më e ndërlikuar.
Organizatat që merren me këto probleme e kanë më të lehtë dhe janë më efikase në bërjen e presionit ndaj qeverive, por e kanë shumë më të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë me grupet ekstremiste fetare.
Menard, nga “Reporterët pa Kufij”, sqaron me shembuj konkretë sfidat me të cilat përballet sot organizata që ai e ka themeluar. “Do t’ju jap një shembull. Në vitet ‘90-të në Algjeri kishte shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut, të cilat lanë mbi 100 mijë të vdekur. Në Algjerinë e asaj kohe, civilët, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kishin dy armiq: qeverinë algjeriane dhe fundamentalistët.
Si mund të ushtrohet presion mbi fundamentalistët? Mund të kërkosh llogari e të ushtrosh presion nga Qeveria amerikane për Guantanamon, por si mund të ushtrosh presion ndaj Al Qaidas? Kjo ka bërë që puna e “Reporterëve pa Kufij” të ndryshojë shumë. Është shumë më e vështirë të mbrohen të drejtat e njeriut sot se 20 vjet më parë”, sqaron një nga bashkëthemeluesit e “Reporterëve pa Kufij”. Menard, duke folur për resionin
që duhet ushtruar ndaj qeverive, flet dhe për Rusinë. Ai mbështet idenë e bojkotit të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014, që do të mbahen në Sochi të Rusisë. “Padyshim, krerët e shteteve nuk duhet të shkojnë. Ka një problem me mënyrën se si jepet organizimi i Lojërave Olimpike. Putini përfundimisht nuk është një figurë model sa i përket të drejtave të njeriut. Madje edhe nga pikëpamja e mjedisit, Lojërat e Sochit janë katastrofë. Po bëhen punime kolosale në zonat që janë të mbrojtura”, përfundon Robert Menard nga “Reporterët pa Kufij”. (Express)

Komento shkrimin

Ju mund te perdorni shenja XHTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <blockquote cite=""> <code> <em> <strong>