Gazetat online, sa kushton, kush paguan?
Për të marrë të plotë informacionin, disa media on-line kanë vendosur ta ofrojnë këtë shërbim me pagesë. Për të lexuar on-line në formatin pdf gazetën “Shekulli”, paguan 2.75 dollarë një numër, ndërsa për të marrë të plota shkrimet e revistës ekonomike “Monitor” për 6-muaj abonim on-line (26 numra) tarifa është 7500 lekë. Për 12-muaj (52 numra), 14800 lekë. 20 dollarë kushton abonimi vjetor për revistën “Spektër” on-line. Interesi më i madh për të marrë këtë shërbim është i lexuesve shqiptarë jashtë vendit, të cilët nuk kanë mundësi të marrin periodikisht në dorë versionin e shtypur të gazetave apo revistave. Nuk përjashtohet edhe mundësia kur abonentët janë brenda vendit. Ndryshe ndodh me ATSH, që abonentët e saj më të shumtë i ka brenda vendit, të cilët e shfrytëzojnë si burim të vazhdueshëm informacioni, ndaj edhe paguajnë. Shërbimi shkon rreth 30 mijë lek të reja në vit.

Komento shkrimin